Presidenti i ri, Bushati në ‘Repolitix’: E zgjedhim nga radhët e socialistëve, PD nuk propozonte dot kandidatë pa bekimin e Berishës! Sula: Biznesmenët po lobojnë që të jetë nga fusha e tyre

2 Qershor 2022, 22:50

Vetëm dy ditë na ndajnë nga mbajtja e raundit të katërt për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv u trajtua identikiti i kreut të ri të shtetit. Ish-deputeti Ervin Bushati shprehet i bindur se presidenti i ri do të vijë nga radhët e socialistëve, por që nuk do të jetë i përfshirë në politikën aktive.