Maxhoranca socialiste është e gatshme të mirëpresë propozimet e opozitës për zgjedhjen e presidentit të ri gjatë vitit të ardhshëm. Në një deklaratë për mediat nga Elbasani, sekretari i Përgjithshëm i PS njëkohësisht drejtuesi politik i këtij qarku, Damian Gjiknuri tha se jemi të hapur për propozimet e pd për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
"Ne gjithmonë i kemi qenë qasjes dhe fryma e kushtetutës është të synohet një president konsensual. Do të thotë që ne do të jemi të hapur edhe për propozime që mund të vijnë nga opozita, por kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi hapësirë për njerëz që mund të jenë mbi palët për të gjetur një figurë konsensuale. Patjetër opozita ka një rol në këtë mes dhe këtë edhe e kryeministri e ka bërë të qartë në deklarimet e tij publike", u shpreh Gjiknuri.



















