Meta: Qeveria fsheh borxhin publik! T'i lëmë gallatat me ekonominë se do falimentojmë, opozita të mos bëjë sikur nuk sheh! Do i vijë fundi koalicionit 'bravo-brava'

28 Janar 2022, 10:27 | Përditesimi i fundit: 2022-01-28 14:34:28

Sot, presidenti Ilir Meta i është dedikuar krejtësisht ekonomisë së vendit ku iu bëri thirrje të gjithë qeverisë që të përqendrojë vëmendjen te rritja e borxhit publik, që sipas tij, është një kambanë alarmi për vendin. Një mesazh e pati edhe për opozitën, për të cilët tha se nuk duhet të bëjë sikur nuk sheh. Për kreun e shtetit nëse nuk merren masa, vendi rrezikon të shkojë deri në falimentim.