Presidentja e Komisionit Europian Von der Leyen vizitë në Tiranë, pritet me ceremoni

28 Shtator 2021, 09:13 | Përditesimi: 28 Shtator 2021, 09:13

TIRANË-Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka mbërritur në Tiranë dhe është pritur me ceremoni zyrtare nga Kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave.  Në një mesazh të shpërndarë në mediat sociale ku njofton vizitën e saj në 6 vendet partnere të Ballkanit Perëndimor, presidentja e KE-së thotë se mesazhi i saj është i qartë, 'ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane'.

r.k./Shqiptarja.com