Presion nga Rama për të kaluar në Këshillin e Ministrave 17 procedurat që u miratuan brenda një dite? Agaçi: Vendimi është marrë në një mbledhje normale

22 Shkurt 2022, 16:35 | Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 16:35

Në dëshminë  e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave ka mohuar se ka patur presion nga Kryeministri Edi Rama për 17 procedura të kaluara brenda një dite në gjithë institucionet që duhet të jepnin një përgjigje, një ditë para se të mbahej mbledhja e Këshillit të Ministrave dhe të miratohej aty draft kontrata për inceneratorin e Elbasanit.

r.k./Shqiptarja.com