Prezantohet Plani i Motivimit të Administratës: Nga fleksibiliteti i orarit të punës, te rritja e pagave! Rama: Nuk është çerdhe e të këqijave, por aset kombëtar

29 Maj, 20:45

Fleksibilitet në orare dhe heqja e kufizimit për leje vjetore jo më pak se një javë, janë dy prej pikave të planit të Motivimit të Administratës Publike, që është prezantuar sot në kuadër të masave mbështetëse për mbarëvajtjen e punës në Administratë dhe trajtimin e punonjësve.