Prezantohet projekti për lagjen ‘Zdrale’ në Shkodër/ Rama: Të jetë një hapësirë jo vetëm tregtare

5 Dhjetor 2023, 10:49

Transformimi urban i Shkodrës tashmë është rrugë e çelur. Ai do të shtrihet me përparësi në  lagjet kryesore të qytetit, me vlera historike dhe arkitekturore, që fatkeqësisht janë degraduar nga ndërtimet pa kriter dhe nga mungesa e infrastrukturës së nevojshme.

Zona historike e Zdrales është një nga më të mirënjohurat e Shkodrës, me një aktivitet të gjerë tregtar, e sjellë së fundmi në vëmendje si nevojë për transformim të domosdoshëm, përmes vitalizimit urban dhe rilindjes së traditave më të bukura që ajo ka mbartur ndër vite.

Kryeministri Edi Rama ndoqi prezantimin e bërë në bashkinë e Shkodrës të asaj çfarë ofron aktualisht kjo lagje, dhe perspektivës për zhvillimin e një projekti, që jo vetëm do ta zbukurojë atë, por do të lehtësojë ndjeshëm çdo lloj aktiviteti tregtar apo kulturor.