Primaret/ Boçi-grupimit ‘Alibeaj’: Baza përcakton kandidatët, bashkohuni! Në proces nuk përjashtojmë aleatët! Çupi: Ftesa për bashkim jo përmes tv

29 Shtator 2022, 15:12

Përmes nënkryetarit Luçiano Boçi, PD e drejtuar nga Berisha I bën thirrje grupimit ‘Alibeaj’ t’I bashkohet bazës demokrate në procesin e primareve. Por kjo thirrje për deputeten Çupi nuk është e sinqertë pasi palët nuk duhet t’i imponohen njëra-tjetrës, por të ulen në bisedime.  Për Report Tv, Boçi sqaron se primaret nuk do të përjashtojnë aleatët.