Priten reshje shiu në veri të vendit dhe temperatura deri në 32 gradë celsius, moti për sot

12 Korrik 2022, 07:37

Territori Shqiptar mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në pjesën e parë të ditës, ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në bregdet dhe zonën e ulët. Ndërsa pjesa e dytë e ditës i thekson gradualisht vranësirat në vend duke krijuar mundësi për momente me pika shiu në skajin verior ku dhe vranësirat do të jenë më të fokusuara.