Privatizimi i ish- kompleksit Partizani, PS depoziton sot në SPAK prova të reja për Sali Berishën dhe familjen e tij

25 Korrik 2022, 13:03 | Përditesimi i fundit: 2022-07-25 18:19:19

Ditën e sotme në SPAK do të depozitohen prova të reja për  privatizimin kompleksit Partizani.  Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim.