Privatizimi i Kompleksit Partizani nga dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, SPAK po e heton për pastrim parash

8 Mars 2022, 20:49 | Përditesimi: 9 Mars 2022, 06:50

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit 'Partizani' për pastim parash. Prokuroria e Posaçme i ka kthyer përgjigje Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës i cili më 18 shkurt i dërgoi një letër ku kërkonte informacione se çfarë është bërë me hetimet pas padisë së tij në vitin 2020 për privatizimin e kompleksit Partizani nga Familja Berisha. Në përgjigjen kthyer Ballës, SPAK thotë se kjo çështje është ende nën hetim.

KT/Shqiptarja.com