Pr/ligj për 'Nënproduktet me origjinë shtazore', restorantet e supermarketet të pajtojnë kompani për mbetjet

20 Mars, 18:06

Ministria e Bujqësisë ka hedhur për konsultim publik Projektligjin e ri për “Nënproduktet me origjinë shtazore”, i cili do të detyrojë restorantet apo njësitë tregtare të lidhin kontrata me operatorë të licensuar për grumbullimin, përpunimin apo eliminimin e nënprodukteve me origjinë shtazore.