Procesi i Rindërtimit, 16 familje në Lezhë marrin çelësat e apartamenteve të tyre të reja

22 Prill 2022, 15:30 | Përditesimi: 22 Prill 2022, 15:30

Gjatë vizitës së tij në Lezhë kryeministri u ndal për të parë edhe shtëpitë që marrin sot në dorëzim familjet e komunitetit rom dhe egjiptian të cilat mbetën pa strehë natën e 26 nëntorit. 16 familje sot marrin çelësat e shtëpive të tyre të reja, të ndërtuara me kontributin vullnetar të shqiptarit bujar nga Kosova Halil Kastrati.

Sh.Sh/Shqiptarja.com