“Duke braktisur fermerët keni braktisur Shqipërinë, mos e lini bujqësinë të mjerë”, kjo ka qenë pankarta e ngjitur mbi traktorët e “braktisura” të fermerëve të Bilishtit anës rrugës, të cilët mëngjesin e sotëm kanë protestuar për prodhimet e pashitura.
Fermerët e Bilishtit kanë protestuar përpara zyrës së bujqësisë rajonale në Bilisht për rritjen e çmimit të naftës, rritjen e çmimit të plehrave kimike dhe të shtimit në tërësi të kostove të tyre.
















