Prodhonte mina me telekomandë për krimin, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë! Kishte 'punishte' në kryeqytet për bandat e Shkodrës

9 Shtator 2025, 14:34 | Përditesimi: 9 Shtator 2025, 14:34

Policia arrestoi në Tiranë një shkodran të kërkuar prej më shumë se 1 viti, i dyshuar se në një punishte në kryeqytet, prodhonte bashkë me të vëllanë e arrestuar më parë, mina me telekomandë për shpërthim në distancë, për llogari të grupeve kriminale në Shkodër. I arrestuari është nipi i ish-kryekomunarit të Postribës, Altin Shabaj.

r.k./Shqiptarja.com