Programi ekonomik i LSI-së, Spahiu për Report Tv: Jemi në të njëjtën linjë me PD-në për biznesin e vogël, buxheti për arsimin të mos jetë më pak se 5%

8 Shkurt 2021, 22:59

Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu i ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, foli në lidhje me programin ekonomik të kësaj partie politike.

Spahiu tha se LSI do të përqendrohet tek financimi i arsimit, ku shtoi se kur të vijnë në qeveri buxheti i arsimit të mos jetë më pak se 5% i prodhimit të brendshëm bruto.