Programi i PD/ Sefa: Rama pengesë për SPAK, mbështesim drejtësinë! Rishikojmë hartën gjyqësore

1 Qershor, 17:18

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Indrit sefa në fjalën e tij tha se Rama është pengesë për SPAK. Edhe njëherë Sefa shprehu mbështetjen e palëkundur të Partisë Demokratike ndaj drejtësisë, duke thënë se  PD do të plotësojë çdo kërkesë të institucioneve të drejtësisë, duke financuar dhe ndërtuar një infrastrukturë të re moderne për ti dhënë mundësi shtimit të burimeve njërzore.