Projektbuxheti 2024/ Qeveria jep 2.1 miliardë lekë për SHISH, 10% më shumë se vjet! Vlora Hyseni: Rrisim pagat! S'na mjafton, kërkojmë shtesë

14 Nëntor 2023, 07:17 | Përditesimi i fundit: 2023-11-14 10:47:32

Qeveria ka rritur me 10% fondin për Shërbimin Informativ Shtetëror për 2024 në krahasim me këtë vit. Shefja e SHISH thotë se fondi i vënë në dispozicion nuk plotëson nevojat e këtij institucioni, ndërsa 10%  do kalojë për rritjen e pagave të zyrtarëve të SHISH. Deputeti Kollçaku: Mangësitë do i plotësojmë kur të rishikojmë buxhetin.