Prokuroria e Tiranës zgjeron hetimet për Aeroportin e Vlorës: Dyshime për fryrje fondesh e shpenzime për punime të pakryera

6 Janar, 20:42 | Përditesimi: 6 Janar, 20:42

Dyshime për fryrje fondesh dhe punime të pakryera në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës kanë vënë në lëvizje Prokurorinë e Tiranës. Organi i akuzës ka nisur verifikimet, duke sekuestruar dokumente dhe kërkuar informacion nga institucionet dhe palët e përfshira në projekt. Dyshohet se situacionet e deklaruara të punimeve flasin për shpenzime deri në 150 milionë euro.

I.M/Shqiptarja.com