Prokuroria kërkon konfiskim të mbi 800 mijë euro pasuri të Arben Gropës! Në Romë u dënua me 29 vite burg për trafik droge, më parë i janë sekuestruar 1 mln euro pasuri

3 Prill 2022, 12:42 | Përditesimi: 3 Prill 2022, 12:42

Prokuroria e Fierit ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Vangjel Zijaj (Arben Gropa), pas vendimit që mori gjykata më 10 mars për dënimin e tij. Prokuroria thotë se Gropa ka ndërtuar një pallat 6-katësh që nuk e justifikon me pasuri të ligjshme. Vlera e pallatit është 800 mijë euro dhe apartamentet i janë shitur të tretëve. Ndaj prokuroria kërkon sekuestrim të pasurive të tjera me vlerë ekuivalente.

KT/Shqiptarja.com