Prokuroria zbulon teknikun IT të Drejtorisë së Tatimeve që shpërndau listën e rrogave! I punësuar në kohën e PD, por i besuar i LSI-së

5 Janar 2022, 21:56 | Përditesimi: 5 Janar 2022, 21:56

TIRANË- Edhe pse nuk ka ende të dhëna zyrtare, prokuroria e Tiranës ka zbuluar tashmë “urithin”, një teknik IT që nga brenda Drejtorisë së Tatimeve nxorri të dhënat që përmbanin listën e pagave të mbi 650.000 shqiptarëve. Bëhet fjalë për A.A. teknik IT i Tatimeve i punësuar me një kontratë provizore në mars të 2013, në kohën kur ishte ende në qeverisje Partia Demokratike, e më pas i stabilizuar me kontratë me kohë të plotë në 2014, kur në krye të Tatimeve ishte Briseida Shehaj, e propozuar nga PS, por prej kohësh e lidhur me LSI, me të cilën edhe u kandidua.  

AV/Shqiptarja.com