Për Avokaten e Popullit, Erida Ballanca, propozimet për ndryshime kushtetuese të Partisë Demokratike janë të vlefshme. Këtë e argumentoi duke vënë theksin të problematikat. Në një seancë dëgjimore në mbledhjen e përbashkët të Këshilli për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore në Kuvend, Ballanca shërbimet janë përkeqësuar pas reformës së fundit territoriale.
"Fakti është se niveli dhe shërbimi për qytetarët ka pasur përkeqësim, këtë e ndjejmë nga raportet e monitorimit. Nga kjo qasje mendojmë se duhet një reformë e re territoriale për të adresuar nevojat e qytetarëve veçanërisht në qytetet e vogla dhe zonat rurale. Me këtë ndarje, disa komunitete minoritare janë ndarë, një ndarje e re territoriale duhet të adresojë dhe këtë çështje", tha jo.



















