Propozimi për ndryshimet në Statut/ Kadilli në Report Tv: PD nën drejtimin e Bashës edhe më keq se në kohën e Berishës! Demokratët po lidhin partinë me figurën e të dyve!

7 Korrik 2021, 14:42

Fatbardh Kadilli tha se PD-ja nën drejtimin e Sali Berishës ka qenë keq, por situata është përkeqësuar edhe më shumë me ardhjen e Lulzim Bashës, që sipas tij, e ka mbyllur partinë. Ajo që e bën më të rëndë situatën në selinë blu, për Kadillin, është se demokratët e identifikojnë partinë, logon e saj, me Sali Berishën dhe më pas me Lulzim Bashën. E pikërisht nisur nga kjo, Kadilli tha se ka marrë spunto për të bërë propozimet e tij për ndryshimet në statut, që t'i japin fund partisë që lidhet ngushtësisht me kryetarin.