Protesta e 2 Marsit i ftuar Presidenti Meta, Coronavirus ante porta i ftuar Skënder Brataj

25 Shkurt 2020, 15:39

TIRANE-Në një intervistë ekskluzive në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", Presidenti Ilir Meta paralajmëron shpërndarjen e parlamentit më 2 mars. 'Presidenti do të bëjë gjithçka që qytetarët do t'i kërkojnë në tubimin e 2 marsit në bulevard para kryeministrisë', u shpreh Meta përballë gazetarit Ilir Babaramo.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare doktori, Skënder Brataj duke sqaruar situatën për koronavirusin, tha se nuk ka vend për panik dhe se duhet pasur parasysh se 98 % e rasteve të infektuara shërohen, i mbijetojnë atij. I ftuar në  '5 pyetjet nga Babaramo', doktor Brataj tha se trajtimi i koronavirusit është simptomatik në bazë të shenjave që shfaq pacienti dhe nuk ka kurë të posaçme.  Ai tha se pavarësisht alarmit të madh, koronavirusi nuk është më i dëmshëm se gripi, por thjeshtë një formë e re e tij, pak më agresiv.