Protesta e 8 janarit, PD: Imazhet e dhunës së Berishës 'pushtuan' mediat në të gjithë botën

14 Janar 2022, 11:47 | Përditesimi: 14 Janar 2022, 11:47

PD vijon t'i kundërpërgjigjet deklaratave të Sali Berishës se protesta e 8 janarit ishte paqësore, teksa zëdhënësja Ina Zhupa ka publikuar sot një video ku tregon se si 'pushtimi' i selisë blu u pasqyrua edhe nga mediat ndërkombëtare.

"8 janari ishte një ditë e zymtë për çdo shqiptar kudo ku jeton, brenda apo jashtë vendi. Imazhet e dhunës dhe thirrjet për derdhje gjaku demokratësh pushtuan mediat kryesore. Jo vetëm shqiptarët por e gjithë bota e mori vesh se si Sali Berisha pas shpalljes non grata kërkoi të marrë me dhunë", shkruan Ina Zhupa.

r.k./Shqiptarja.com