Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka deklaruar se të gjithë banorët në Paskuqan që preken nga projekti i Unazës së Re, do të marrin në shtëpi. Ajo thekson se nuk ka pasur një projekt të ndryshuar, për të favorizuar dikë.
"Opozita përdor që është ndryshuar projekti, banorët e Paskuqanit nuk kanë kontakt me qeverinë, nuk e ka ndryshuar gjurmën për të favorizuar dikë, sa i përket programit banorët kanë pyetje, që do marrin përgjigje nga aktet ligjore, kemi ndërtuar banesa për të pastrehët nga tërmeti dhe askush nuk do të mbetet pa shtëpi, 654 banesa janë të legalizuara, ka edhe të palegalizuara që ne do i strehojmë , ata e kanë ditur se projekti ka qenë shumë i vjetër", tha Balluku.
















