Protesta e dhunshme 8 janarit, Basha pas dëshmisë në Prokurori: Të hetohet Berisha, organizoi dhe urdhëroi dhunën! Bardhi: Dyert e blinduara në PD, sa të jetë e nevojshme

14 Janar 2022, 18:01 | Përditesimi: 14 Janar 2022, 18:01

Pas pothuajse 2 orësh, ka përfunduar dëshmia e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës në Prokurorinë e Tiranës, ku u mor në pyetje mbi protestën e dhunshme të 8 janarit të Sali Berishës, që shkatërroi selinë e PD. Para gazetarëve, Lulzim Basha tha se autorët e dhunës së protestës duhet të vihen para drejtësisë, ndërsa theksoi sërish se Sali Berisha për egoizimin dhe interesat personale po shkatërron PD-në.

    AV/Shqiptarja.com