Protesta kundër punësimit të detyruar 3 vite, studentët e mjekësisë në Report Tv: Cenon lirinë dhe të drejtat, s’tërhiqemi derisa të na plotësohen kushtet

23 Qershor 2023, 20:01

Studentët e Universitetit të Mjekësisë prej dy ditësh po protestojnë para ministrisë së Arsimit kundër paralajmërimit të qeverisë se studentët e mjekësisë do duhet të punojnë 3 vite me detyrim në vendin tonë pas përfundimit të studimeve, ose në të kundërt do të duhet të paguajnë vlerën reale të tarifës. Dy studentë të mjekësisë, Elda Isaku dhe Klajdi Xhambazi folën në Report Tv për protestën e tyre dhe kërkesat që i kanë parashtruar ministres së Arsimit.