Protesta në Dibër, qytetarët bllokojnë për 1 orë rrugën e Arbrit

11 Mars 2022, 19:10 | Përditesimi: 11 Mars 2022, 19:10

Protesta kundër rritjes së çmimeve janë shtrirë edhe në Bulqizë të Dibrës. Qytetarët i kanë bërë thirrje efektivëve të policisë t’i bashkohen protestës. Qytetarët kanë bllokuar për një orë rrugën e Arbrit. 

“E respektojmë uniformën, njerëz jeni ju, keni fëmijë në shtëpi ca jetoni ju, 3 mijë lek një l vaj, 100 mijë lek. Ju duhet të bashkoheni me ne. Po bëhet në gjithë Shqipërinë”, tha një protestues.

KT/Shqiptarja.com