Protesta për abuzimin ndaj 11-vjeçares! Tirana 'një' me Prishtinën, dhjetëra qytetarë dhe vogëlushe ‘ngrihen në këmbë’: Dua të dal në park pa frikë

31 Gusht 2022, 22:24

Tirana dhe Prishtina u bënë 'një', për të përcjellë revoltën e britmës së një vogëlusheje që nuk u dëgjua për 7 orë rresht teksa përjetonte traumën më të madhe të jetës së saj, jo nga një, por nga 5 abuzues. E mitura 11-vjeçare mblodhi në sheshin ‘Nënë Tereza’ ashtu siç ishte paralajmëruar, aktivistë, mjekë, njerëz të ekranit, këngëtarë, gazetarë por edhe bashkëmoshatarë të saj, të cilat ende pa kapërcyer disa stade të jetës, ndjejnë frikë.