Protesta për liderët e UÇK, Osmani në krah të Ballës e Ali Ahmetit, pjesë dhe djemtë e çlirimtarëve

17 Shkurt, 14:39 | Përditesimi: 17 Shkurt, 15:29

 

Presidentja Vjosa Osmani i është bashkuar protestës që po mbahet në Prishtinë për liderët e UÇK-së. Osmani shihet pranë kreut të Grupit të PS, Taulant Balla dhe kreut të BDI-së, Ali Ahmetit. Në marshimin e paqes në ditën e pavarësisë së Kosovës që zhvillohet në mbështetje të 4 ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, pjesëmarrës dhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçit, Endrit Thaçi, ashtu si dhe djemtë e Kadri Veselit. Në marshim janë pjesë dhe figura të fushave të tjera përveç politikës, si Yll Limani, Festim Arifi, Albina Kelmendi e të tjerë.

A.M/Shqiptarja.com