Protesta për rritjen e çmimit të naftës, Berisha: E drejtë, do të ketë mbështetjen e popullit opozitar

10 Mars 2022, 14:26 | Përditesimi: 10 Mars 2022, 14:26

Ish kryeministri, Sali Berisha ka shprehur edhe një herë mbështetjen e plotë të tij për protestën e disa qytetarëve të cilët kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe të ushqimeve.  Berisha është shprehur se dy vendet fqinje Kosova dhe Maqedonia që nuk prodhojnë asnjë litër naftë sërish e kanë më lirë se ne naftën.

r.k./Shqiptarja.com