Protesta për UÇK në Tiranë, Ulsi Manja: Nuk është politike, kush ka gjak shqiptari duhet të jetë këtu

17 Tetor, 16:35 | Përditesimi: 17 Tetor, 16:35

Ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili është bërë pjesë e protestës në mbështetje për ish-krerët e UÇK, që po zhvillohet në 'Sheshin Skënderbej' në një prononcim për media, tha se kjo protestë nuk është politike.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e kësaj proteste.

‘Kjo nuk është një protestë politike, është protesta e shqiptarëve, kush ka gjak shqiptari do të duhet që të jetë sot këtu në këtë shesh’, tha Manja.

r.k./Shqiptarja.com