‘Protesta të gjata dhe të qëndrueshme’ Berisha paralajmëron Ramën: Do të shkatërrojmë

1 Shtator 2022, 15:05

Sali Berisha deklaroi se shumë shpejt qytetarët do të dalin në rrugë, që sipas tij për të shkatërruar këtë regjim. Në fjalën e tij në mbledhjen e kryesisë, Berisha theksoi se “Edi Rama duhet të marrë të gjitha mësimet që meriton për dhunimin që i ka bërë votës së shqiptarëve”.

“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për ti mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë. Protesta e gjatë e qëndrueshme, shkatërrimtare për këtë regjim është jetike dhe vendimtare për të ecur në rrugën e demokracisë.

Zonja dhe zotërinj, anëtarë të kryesisë dhe sekretarë të PD. Në këtë vend nuk zbatohet më asnjë ligj. Institucionit janë në funksion të pushtetit absolut të Ramës.

Qytetarët janë të përjashtuar nga gjithçka. Nuk ekzistojnë qytetarë në Shqipëri, sepse ekzistojnë interesa të kësaj nomenklaturë të kalbur. Përgjigjja popullore ndaj tyre është rruga më jetike, më e domosdoshme dhe është detyra jonë që këtë mesazh ta përcjellim në çdo zemër, në çdo votër e derë të shqiptarëve.

Ky pushtet është pushteti i dhunimit të votës. Askush nuk mund ti diktojë shqiptarë të pranojë një pushtet që vjen nga vota e dhunuar e patronazhistëve, terroristë të kuq të votës.

Edi Rama duhet të marrë të gjitha mësimet që meriton për dhunimin që i ka bërë votës së shqiptarëve”, tha Berisha.

    No videos found.