Teksa na ndajnë pak nga nisja e protestës së UÇK-së në sheshin ‘Skënderbej’, protestuesit kanë filluar të mblidhen.
Veteranët e UÇK-së janë rreshtuar para bustit, ku kanë nderuar heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Po ashtu disa prej tyre kanë mbajtur në duar edhe flamujt e UÇK-së.
Protesta pritet që të nisë në orën 17:00.

















