Protestat kundër rritjes së çmimeve, qytetarët bllokojnë autostradën Lezhë-Laç! Nisin grumbullimit e protestuesve edhe në Pogradec dhe Berat! Kuksianët furnizohen me naftë në Kosovë

12 Mars 2022, 10:37 | Përditesimi: 12 Mars 2022, 10:37

Për të katërtën ditë me radhë, qytetarët janë ngritur në protestë duke kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të shportës. Protestuesit patën njoftuar se protesta do të kulmojnë sot në Tiranë dhe pritet të fillojnë në orën 11:00.

Ndërkohë në qytetet e tjera të vendit qytetarët kanë nisur grumbnullimet, ku mësohet se në Lezhë është bllokuar autostrada Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Shënkollit. Ndërkohë ka nisur grumbullimi i protestuesve edhe në Pogradec e Berat.

KT/Shqiptarja.com