Protestë homazh për viktimat në minierat e kromit! Aktivisti për Report Tv: Minatorët futen nën tokë me mendimin se mund të mos dalin më

25 Shtator 2021, 15:01

Aksidentet në Bulqizë ku operojnë disa kompani minerare janë të shpeshta. Javën e kaluar ndërroi jetë minatori Muharrem Plaku, dhe u deshën 5 ditë për ta nxjerrë trupin e tij nga masivi i kromit që e kishte zënë në galeri.

Nisur nga kushtet e vështira të punës në galeritë e kromit dhe shfrytëzimi i minatorëve, mbrëmjen e djeshme është mbajtur një tubim homazh për viktimat e minierës ku kanë marrë pjesë aktivistë, ish-minatorë, qytetarë të Bulqizës për të përcjellë një mesazh ndaj shtetit dhe kompanive që operojnë në sektorin minerar. Për të folur për tepër për këtë teme të ndjeshme i ftuar për një lidhje direkte nga Bulqiza ka qenë gazetari dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Sami Curri.