Protestë në dyert e bashkisë së Vlorës për mungesën e ujit, qytetarët telefonojnë kryebashkiaken: Eja të flasim! Mersini u mbyll telefonin: Jam tek ujësjellësi

29 Dhjetor 2025, 10:40 | Përditesimi: 29 Dhjetor 2025, 10:40

Në dyert e Bashkisë së Vlorës qytetarët janë dyndur duke protestuar pasi prej 4 ditësh qyteti nuk furnizohet me ujë për shkak të një defekti në linjën kryesore. Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini, e cila nuk ndodhet në bashki, por tha se është prezente tek ujësjellësi ku dhe ka ndodhur defekti.

A.A/Shqiptarja.com