Protestë para drejtorisë së Policisë në Tiranë, flasin dy vajzat e goditura nga 30-vjeçari: Mbahen në qeli protestues, e lihen të lirë dhunues serial

27 Mars 2022, 13:09 | Përditesimi: 27 Mars 2022, 13:09

Pas dhunës së ushtruar ndaj dy vajzave nda Denis Telo në rrugën e Bogdanëve në kryeqytet, dhjetëra qytetarë aktivistë të shoqërisë civile dhe të Organizatës Politike, kanë protestuar ditën e sotme para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kundër dhunës ndaj vajzave. Dy të dhunuarat, Mirela Ruko dhe Albina Ruko, u shprehën se në qeli mbanë protestues dhe lihen të lirë dhunues të tillë. Ato ngritën pyetjen se kush e ka liruar Denisin, ndërkohë që është një dhunues serial.

 

r.k./Shqiptarja.com