Qëndresa e banorëve të '5 majit' vijon. Ata kanë protestuar sërish kundër prishjes së banesave të tyre, të cilat preken nga procesi i rindërtimit dhe rikualifikimit urban.
Këtë mbrëmje, banorët e '5 majit' janë shprehur se do të qëndrojnë në tokat e tyre deri në vdekje, ndërsa paralajmëroijnë se në datën 22 do të mblidhen të gjithë për të mos lejuar që t’u prishen banesat.
















