Protestuesit bllokojnë për disa minuta rrugën te kryqëzimi i Myslym Shyrit

13 Mars 2022, 13:58 | Përditesimi: 13 Mars 2022, 13:58

Një numër protestuesish kanë bllokuar për disa minuta rrugën tek kryqëzimi i rrugës së ‘Myslym Shyri’, duke mos lejuar qarkullimin e makinave. Të rinjtë po protestojnë kundër rritjes së çmimeve dhe rritjes së çmimit të naftës. U desh ndërhyrja e policisë që të zhbllokohej qarkullimi i makinave në rrugë.

  •  

r.k./Shqiptarja.com