PS pa surpriza për kandidatët për Bashkinë Durrës dhe Shkodër, në Dibër një person jashtë radhëve të socialistëve

28 Janar 2022, 19:24

Gjiknuri: Kandidaturat janë përcaktuar, kemi end enjë diskutim për Bashkinë Lushnje. Po them se për Durrësit do të rikonfirmojmë kryetaren aktuale në detyrë Emirjona Sako. Jemi të gatshëm të hyjmë me kandidaturat më të mira në zgjedhje dhe që të jenë figura dinjitoze që përfaqësojnë PS.

Drejtuesja e qarkut Shkodër, Bilali: Pas propozimeve të bazës vendosëm që për bashkinë Shkodër dalim me Majlinda Angoni që aktualisht mban pozicionin e prefektes së qarkut

Drejtuesi politik i Dibrës, Manja: Për Bashkinë Dibër kemi propozuar emrin e Rrahim Spahiu, 55 vjec, me karrierë të gjatë në administratën publike dhe atë bankare. Është një person jashtë PS, është qytetar i Dibrës dhe i kemi ofruar një kandidat me aftësi menaxheriale.