PS sërish ftesë: Lufta ndaj korrupsionit duhet bërë bashkë! Opozita: Jo me ata që keqqeverisën 11 vite

3 Qershor, 17:34

Socialistët përsëritën sërish ftesën ndaj opozitës për të qenë pjesë e Komisionit të Posaçëm anti korrupsion. Në Këshillin Kombëtar të Integrimit, deputetët e PS Klotilda Bushka dhe Toni Gogu thanë se beteja kundër korrupsionit duhet të jetë e përbashkët, por për demokraten Dhurata Çupi nuk mund të luftohet korrupsioni me ata që për 11 vite sipas saj - qeverisën përmes akteve korruptive.