PS vazhdon fushatën në kryeqytet, Manastirliu zhvillon takime me qytetarët, Rama: Ogerta për Tiranën

16 Tetor, 20:08 | Përditesimi: 16 Tetor, 20:08

Kandidatja e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu, ka vijuar sot takimet me qytetarët në kryeqytet, pjesë e fushatës për zgjedhjet e pjesshme lokale.

Gjatë takimeve, Manastirliu është takuar me qytetarë të ndryshëm, duke dëgjuar nga afër edhe shqetësimet dhe nevojat që ata mund të kenë.

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video në rrjetet sociale nga takimet e Manastirliut më qytetarët.

r.k./Shqiptarja.com