PS zgjedh delegatët e kongresit, Veliaj pas votimit: E vetmja forcë që di të bëjë qytet, shtet dhe që është e hapur për të rinjtë

11 Maj, 10:25

Nisi sot, në orën 08:00, dita e dytë e procesit të zgjedhjes së delegatëve të Kongresit të Partisë Socialiste në të 27 Njësitë Administrative të Tiranës. Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj votoi mëngjesin e sotëm në Lagjen 13 dhe e cilësoi si të jashtëzakonshëm procesin e rienergjizimit të familjes së madhe socialiste.