Pse e donin ndërkombëtarët largimin tënd nga sistemi? Përgjigjet Elisabeta Imeraj: Nuk më dhanë të drejtën të mbrohesha

31 Maj 2022, 21:50

Elisabeta Imeraj nuk e kupton se pse ndërkombëtarët pranë ONM kërkonin shkarkimin e saj.

“Nuk e kam sot një përgjigje për këtë pyetje. Unë nuk kam pasur asnjë problematikë në asnjë lloj procesi me ndërkombëtarët. Unë kam pasur bashkëpunim si prokurore gjithmonë. Unë këtë nuk arrij ta kuptoj. E ripërsëris unë kam kërkuar hetim për akuzën se unë kam përgjuar vëzhguesin e ONM. Kam kërkuar sqarim deri në fund. Gjendesh në një situatë që nuk mund të mbrohesh dot. Je para një situata të çuditshme. Dhe vënia e individit në këtë lloj situata kur nuk mbrohet dot atëherë jemi në një proces të parregullt”, tha ish-kryeprokurorja e Tiranës në Repolitix në Report Tv.