Pse është vonuar integrimi? 49% e qytetarëve fajësojnë politikat e brendshme të BE-së

9 Dhjetor 2020, 00:17

Në sondazhin e zhvilluar, qytetarët kanë dhënë dhe mendimet e tyre lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Për vonesat në procesin e integrimit në BE, 49% mendojnë se është faji i politikave të brendshme të BE-së, 19% mendojnë se është sjellja e gabuar e qeverisë.

18% e të anketuarve mendojnë se ka mungesë të dialogut qeveri-opozitë, 8% i vendosin fajin lobimit ndërkombëtar të opozitës, 2% kanë shprehur mendime të tjera ndërsa 5% thonë nuk e di.