Pse po përhapet COVID? 61% e qytetarëve i vendosin fajin papërgjegjshmërisë individuale, 31% qeverisë

8 Dhjetor 2020, 23:00 | Përditesimi i fundit: 2020-12-08 23:02:32

Të pyetur mbi përhapjen e koronavirusit në Shqipëri, 61% e qytetarëve të pyetur mendojnë se është përgjegjësi e ulët nga vetë qytetarët. 34% e të anketuarve shprehen se faji nuk është i askujt sepse pandemia është globale, 31 % thonë se është faji i masave të pamjaftueshme nga ana e qeverisë. 11% e qytetarëve mendojnë se kjo vjen si pasojë e dobësisë së sistemit shëndetësor, 3 % thonë se opozita nuk bashkëpunoi për sensibilizim dhe 4% japin arsye të tjera.