Pse urdhëroi futjen në ’41 bis’ të Sokol Mjacajt para se të kryente vrasjen sot në burgun e Peqinit? Ja si përgjigjet Manja

15 Dhjetor 2023, 18:20

I pyetur nga gazetarët përse urdhëroi futjen në regjimin e posaçëm “41 bis” Sokol Mjacajt, autorit të vrasjes së Arben Lleshit para se të ndodhte krimi i rëndë në burgun e Peqinit, ministri Ulsi Manja tha se urdhri u dha për ngjarje të tjera të tij në burgun ku po vuante dënimin.

“Procedura e vendosjes në regjim të posaçëm, sot u urdhërua për ngjarje të tjera që lidhen me të dënuarin Sokol Mjacaj. Ka një procedurë që duhet të ndiqet për vendosjen e një personi në regjimin e posaçëm. Edhe mënyra e komunikimit të vendosjes në regjimin e posaçëm ka një procedurë të caktuar”- tha Manja.