Publikimi i të dhënave të kartotekës, Berisha: Moment i rrezikshëm për vendin, qeveria asnjë masë për mbrojtjen e sistemeve

3 Tetor 2022, 13:15

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për publikimin e të dhënave nga sistemi ‘MEMEX’. Berisha tha se ky është një moment i rrezikshëm për vendin, ndërsa sipas tij dalja e këtyre të dhënave dëshmon dorëzimin e shtetit në duart e krimit.